Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni ka deklaruar se institucionet e Kosoves jane gati te perballen ne procesin e GJND-se, qe nis me 1 dhjetor.

Hyseni ka theksuar se Prishtina zyrtare ka hartuar argumentet e saj ne mbrojtje te pavaresise, por ka paralajmeruar se GJND ne fund te procesit mund edhe te mos dale me nje mendim keshilldhenes.

“I mbetet gjykates qe brenda nje afati optimal te dale me nje mendim keshilldhenes, nese ajo do ta vleresoje kete si te nevojshme. Por duhet te kemi para sysh edhe mundesine qe gjykata te mos jape fare nje mendim”, ka pohuar Hyseni.

Top Channel