Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov i ka derguar homologut shqiptar Bamir Topi nje mesazh urimi me rastin e festes se 28 nentorit.

Ne mesazhin e tij, Ivanov shpreh gatishmerine e vendit te tij per te forcuar lidhjet me Shqiperine, ne menyre qe dy vendet te arrijne objektivat e perbashketa.

“Do te doja te shprehja bindjen time te thelle se me angazhimet e perbashketa do te vazhdojme te forcojme marredheniet dhe bashkepunimin midis dy vendeve tona ne frymen e miqesise tradicionale dhe mirekuptimit te ndersjellte”, eshte shprehur Ivanov.

Kreu i shtetit maqedonas ka shtuar me tej se bashkepunimi duhet te fokusohet kryesisht tek ceshtja e integrimit, e cila sipas tij zgjidh problemet e Ballkanit.

“Jam i bindur se bashkepunimi jone do te jete ne interes te stabilitetit dhe prosperitetit te rajonit, qe do te behet pjese e Evropes se bashkuar”, ka shtuar Ivanov.

Top Channel