Vllaznia dhe Tirana: Jemi te paster

27/11/2009 20:35

Drejtuesit e klubeve te Tiranes dhe Vllaznise u treguan te hapur ndaj hetimit te UEFA-s qe dyshon per trukim te ndeshjeve europiane nga keto dy skuadra.

”Jemi te hapur per te bashkepunuar me organet e UEFA-s qe kane nisur hetimin, duke u vene ne dispozicion gjithcka qe do kerkojne. Distancohemi ndaj cdo situate duke qene te bindur ne moralin e lojtareve tane”, shprehet shefi i klubit bardheblu, Rauf Dimraj.

Pothuajse te njejtin qendrim ka mbajtur edhe presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj. “Jemi plotesisht te paster dhe mirepresim cdo lloj dyshimi apo hetimi”, thekson Fushaj.

Nderkohe qe presidenti i Tiranes, Refik Halili adresoi akuza ndaj presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka per kete ceshtje. “Une them qe kjo eshte e organizuar nga kreu i FSHF-se per t’iu shmangur ndeshjeve te turpshme qe dihen tashme nga te gjithe. Ky njeri mundohet te mbuloje pislliqet e bera gjate gjithe kesaj kohe”, pohon Halili. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta