Arrestohet aktori i serialit “Emily in Paris”, çfarë ka ndodhur?
Ka njerez qe koleksionojne piktura ose pulla poste dhe objekte te tjera. Saimir Strati koleksionon rekorde Guinness.
Ai ka nisur te pikturoje qe ne moshen 5 vjecare, e per ta vazhduar me tej te perfeksionoje veten e tij duke u diplomuar ne vitin 1989 ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane. Punet e tij te para shenojne 20 vite me pare duke u marre me restaurimin e mozaikeve te Apollonise dhe Bylisit. Do te ishte viti 2006 ai qe do ta bente te famshem artistin nga Fieri, me portretin e ndertuar me gozhde te Leonardo Da Vincit.
E duke i pelqyer rruga e suksesit dhe fames, Saimiri vendosi te vazhdoje rrugen e rekordeve boterore, duke realizuar mozaike te tjere, si ai me temen “Mesdhe”, i ndertuar me 300.000 kapake shishesh, “Shpiri i lire” i ndertuar me shtojca dhe deri tek mozaiku me i fundit, portreti i mbretit te pop-it, Michael Jackson, i ndertur me penela. I gjendur tashme ne periudhen e suksesit, Saimiri i ndan ditet e tij me miqte dhe te aferm.
Nje prej tyre eshte edhe poeti Arjan Leka, i cili deshiron te udhetoje 18 vite me pare duke kujtuar vitet e para te njohjes. “Ka qene nje rrethane artistike. Kishim shkuar per te kryer nje ritual artistik dhe aty takojme po kete Saimir, i cili e donte miqesine dhe njihte poezine dhe kjo eshte nje gje qe ka zgjatur me vite sepse miqesia i kalon provat. Eshte po ky Saimir i dites se pare, njeri i cili nuk vjen i kycur drejt miqve te vet. Nuk e refuzon punen, mjaft qe ajo te jete e bukur”, shprehet Arjan Leka.
Saimiri tregon se per te nuk eshte rastesi qe gjendet gjithnje ne listen e rekordeve boterore. Kur ai nis te punoje per nje mozaik, e ka qellim ne vetvete per te arritur me te miren e per te shnderruar cdo lloj materiali me duart e tij ne art dhe jo te gjendet rastesisht ne librin e rekordeve Guinness.
Top Channel