
Atlanta Hawks rikthehet me kembe ne toke. Ne ndeshjet e radhes se NBA, kjo skuader eshte mundur nga Orlando Magic me rezultatin 76-93.
Skuadra nga Florida e udhehequr nga Dwayt Haward qe ishte ne nje forme shume te mire ne kete takim, e vulosi kete fitore ne pjesen e dyte te takimit. Per Orlando Magic, kjo ishte fitorja e gjashte ne shtate takimet e fundit, ndersa Arlanta regjistroi humbjen e dyte radhazi dhe te paren perballe publikut te vet.
Ne ndeshjen tjeter te NBA, Utah Jazz mundi Chikago Bulls me rezultatin 105-86. Carlos Buzer dhuroi spektakel dhe e udhehoqi skuadren e tij drejt kesaj fitoreje bindese e cila ishte e katerta ne 5 takimet e fundit. Basketbollisti 28 vjecar ishte me i miri ne fushe me 28 pike te shenuara, 8 topa ne tabele, 5 asiste dhe 3 bllokime. Krejtesisht te kunderta ishin statistikat per Chikago edhe pse Lwol Deng ishte me i miri per skuadren e tij me 26 pike te shenuara.
Skuadra e Bulls qe kunder Utah shenoi humbjen e 4-t ne 5 ndeshjet e fundit, nuk mundi pothuajse ne asnje moment t’i kunderpergjigjej sulmeve te skuadres nga Salt Lake City
Top Channel