Man. UTD, shoqeria nuk kenaq Nemaja Vidic

27/11/2009 15:35

Manchester United prish nje tradite te ndjekur prej vitesh. Pronaret amerikane te familjes Glazers nuk do rinovojne asnje kontrate qe ka edhe dy vjet per t’u konsumuar.

Ky vendim ka prekur mbrojtesin e talentuar serb Nemaja Vidic qe ka kerkuar rritje te pages dhe rinovim te kontrates. Por nga ana tjeter, pronaret amerikane kane deklaruar se termat e rinovimit do te diskutohen pas nje viti. Serbi mberriti ne Angli ne vitin 2006 pasi u ble nga Spartaku i Moskes.

“Do te shohim cfare mund te ndodhe, por nuk dua te jem konfliktual dhe te flas per te ardhmen time”, shprehet lojtari ballkanas, prej kohesh ne vemendjen e Barcelones.

Top Channel