Polemika te shumta kane shperthyer ne Kosove, ku deputete te opozites kane akuzuar partine ne pushtet, PDK, se ka tentuar te vrase deputete te tjere.

Duke folur nga selia e Parlamentit, deputeti Gani Geci deklaroi se LDD disponon prova filmike qe vertetojne keto akuza.

“Per te gjitha keto ekzistojne pamje filmike. Ne kete Kuvend ka deputete qe kane dhene urdhera per te vrare deputete te tjere, ne kabinetin qeveritar jane dhene urdhera per te vrare deputete te tjere. Une kam fakte dhe deshmi”, ka deklaruar Geci.

Edhe deputeti tjeter i LDD, Adem Salihaj ka pretenduar se i ka shpetuar eleminimit, ndryshe nga kolege te tjere qe sipas tij jane likuiduar.

“Kemi pasur fat qe kemi shpetuar. Plote vete jane likuiduar. Adresa eshte ne PDK”, ka pohuar Salihaj.

Ndersa kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi mohoi akuzat e bera nga opozita, duke theksuar se PDK eshte partia qe i ka shpallur lufte krimit te organizuar.

“Nese ka nje subjekt politik qe ka luftuar krimin ka qene PDK. Prandaj jane organet e drejtesise ato qe do te tregojne se kush eshte kupola e krimit”, u shpreh Krasniqi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta