
Ne xhamine e Carshise, ne Prishtine, me mijera besimtare muslimane kane ndjekur rritet fetare te drejtuara nga myftiu i Kosoves i cili uroi besimtaret per kete dite te shenjte, por edhe per festen e pavaresise.
Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu ka theksuar se Kosova eshte “nje vend i tolerances dhe i bashkejeteses”.
“Me kete rast, ne kete prag feste, dua te rikujtoj se Republika e Kosoves, duke qene nje vend i tolerances dhe i bashkejeteses se shkelqyeshme te qytetareve qe u perkasin etnive dhe besimeve te ndryshme, reflekton nje kulture te jashtezakonshme fetare, te cilen e gjithe bota e cmon si nje pasuri te veçante te vendit tone. Le te punojme te gjithe se bashku me tere dijen dhe vullnetin tone te mire qe ky vleresim i larte te mos zbehet asnjehere!”, deklaroi Sejdiu.
Nderkohe kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi, ne urimin e tij thekson se “kjo feste kete vit koincidon me festen e Flamurit dhe uroj qe te dyja te kalojne ne fryme gezimi, hareje e solidariteti”.
Ndersa kryeministri Hashim Thaçi theksoi se Kurban-Bajrami “ngjall ndjenjen e perkushtimit dhe te sakrifices per te miren e njerezimit, nevojen shpirterore te lartesimit moral dhe te kultivimit te vlerave te larta ne shoqeri”.
Top Channel