Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove shpalli rezultatet perfundimtare per kryetare komunash. PDK-ja ka fituar ne pese komuna, LDK-ja ne dy dhe AAK-ja ne kater komuna.

Nga rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve per kryetare komunash, te shpallura nga KQZ, konstatohet se balotazhi do te zhvillohet ne 21 komuna dhe jo ne 20, sic qe parashikuar.

Ndryshe nga rezultatet paraprake, ku Lidhja Demokratike e Kosoves fitonte Podujeven qe ne raundin e pare, rezultatet perfundimtare e cojne kete komune ne balotazh, ku do te garojne kandidati i LDK-se kundrejt atij te PDK-se.

Sipas KQZ-se, PDK ka fituar ne komunat Ferizaj, Skenderaj, Drenas, Shtime dhe Zubin Potok, si dhe eshte ne balotazh ne 17 komuna te tjera.

LDK ka fituar ne Prishtine dhe Fushe Kosove dhe eshte ne balotazh ne 12 komuna, ndersa AAK ka fituar ne Decan, Gjakove, Zvecan e Leposavic, nderkohe qe eshte ne balotazh ne 7 komuna.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta