Qe ne oren 7 e 20 minuta te mengjesit qindra qytetare te Prishtines u mboldhen para Xhamise se Carshise per te marre pjese ne faljen e Kurban Bajramit.

Besimtareve myslimane iu drejtua myftiu i Kosoves, Naim Ternava i cili fillimisht uroi besimtaret per festen e Kurban Bajramit, por shfrytezoi rastin qe te uroje edhe festen e flamurit, nje dite para 28 nentorit.

Kryetari Bashkesise Islame, Ternava falenderoi Allahun per te gjitha begatite qe iu ka derguar kosovareve deri me sot.

Ne xhamine carshise se Prishtines te pranishem ne faljen e Kurban Bajramit ishin edhe perfaqesues politike, si kryetari i partise Aleanca per Kosoven e Re, Behxhet Pacolli dhe kryetari i Partise se Drejtesise, Ferid Agani.

Top Channel