
Anna Mae Bullock ose sic njihet ndryshe me emrin e artit, Tina Turner ka mbushur plot 70 vjec.
Nje karriere plot me suksese qe nga “What’s Love Got to Do with It”, “Private Dancer” dhe deri tek “The Best”, Tina ka korrur nje sukes te jashtezakonshem ne boten e muzikes, duke rrembyer zemrat e miliona fansave ne mbare boten. Ajo lindi ne 26 nentor 1939 ne Brownsville te Tennesse dhe mund te thuhet me ze te lerte se jeta e saj ka qene shume e larimshme.
Ne moshen 10 vjecare ajo hyri ne korin e kishes, ndersa ne fillim te viteve ’60 u njoh me muzikantin Ike Turner, me te cilin krijoi kengen e suksesshme “A Fool in Love”. Me pas, deri ne vitin 1971 e ndoqi nje periudhe jo e suksesshme, por ngjarjet moren nje rrjedhe ndryshe me publikimin e kenges “Proud Mary”. 5 vjet me pas, Tina divorcohet nga Ike dhe nis karrieren si soliste.
Ne vitin 1984 publikon albumin “Private Dancer” qe shiti 11 milione kopje. Me look-un agresiv, grinten ne skene, kembet e bukra dhe floket e fryre, Tina pushton skenat e mbare botes me albume te tjera si; “Foreign affair” (1989), “Wildest Dreams” (1996) dhe “Twenty Four Seven” (1999). Pas ketij viti ajo u terhoq nga skena muzikore, per t’u kthyer ne forme te shkelqyer ne marsin e ketij viti ne O2 Arena te Londres.
Karriera e Turner eshte zgjeruar edhe ne boten e kinemase pasi ne vitin 1984 mori pjese ne filmin “Mad Max Beyond Thunderdome” me Mel Gibson si dhe ne sagen “Murgeshat gazmore”.
Top Channel