Kuci: Akuzat per manipulime, pjese e fushates
26/11/2009 18:30
Numri dy i qeverise se Kosoves, Hajredin Kuci i ka cilesuar si pjese te fushates elektorale akuzat e bera ndaj PDK-se per manipulim te zgjedhjeve.
Ne nje prononcim per mediat, Kuci ka deklaruar se cdo akuze qe i adresohet partise ne pushtet vjen ne kuader te raundit te dyte zgjedhor.
“Eshte koha e fushates elektorale. Nuk kam deshire ta ngaterroj kete ceshtje me punen e qeverise, por vendimet e KZAP-se kane qene te qarta”, ka pohuar Kuci.
Reagimi i tij erdhi pas akuzave te bera nga kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, se njerezit e PDK-se kane bere qe kjo parti te fitoje ilegalisht ne disa komuna.
Top Channel