Ministri kosovar i Shendetesise, Alush Gashi eshte bere personi i pare qe ka marre vaksinen kunder gripit te derrit ne Kosove.

Bashke me te vaksinen e moren edhe disa drejtues te larte te sektorit shendetesor, te cileve iu bashkuan edhe dy kameramane.

Ne nje prononcim per mediat, Gashi tha se ne Kosove ka doza te mjaftueshme te vaksines dhe theksoi se qeveria eshte gati te marre kontigjente te tjera ne rast nevoje.

“Kemi doza qe do te jene donacion nga shtete te ndryshme. Ne po veprojme sipas rekomandimeve nga OBSH-se. Ne do sigurojme 500 mije vaksina dhe nese do te jete neovje do te sigurojme edhe me shume”, ka deklaruar Gashi.

Numri i personave te vdekur ne Kosove per shkak te gripit te derrit eshte 7, nderkohe qe priten analizat qe do te konfirmojne ose jo nese nje tjeter person qe vdiq nderroi jete nga virusi A/H1N1.

Top Channel