Haradinaj: PDK ka manipuluar votat
26/11/2009 16:55
Kryetari i partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj ka akuzuar sot PDK-ne per manipulim te votave gjate procesit zgjedhor te 15 nentorit.
Duke folur ne nje konference per shtyp, Haradinaj ka deklaruar se manipulimet e partise se kryeministrit Thaci jane shtrire edhe tek procesi i numerimit.
“Ne e dime qe ka pasur perfshirje te SHPK-se per te ndihmuar partine ne pushtet ne disa komuna. Gjithashtu, ne e dime qe edhe ne proceset e numerimit ka pasur tentativa per t’i shtuar PDK-se 30 mije vota”, ka deklaruar Haradinaj.
Me tej kreu i AAK-se ka shtuar se pikerisht per shkak te ketyre tentativave eshte shtyre dhe publikimi i rezultateve te zgjedhjeve.
Top Channel