
Eshte ne momentet e saj me delikate, nje dite perpara hajes se aktivitetit me te madh te modes ne Shqiperi, “Albania Fashion Week” qe pritet te celet neser ne Pallatin e Kongreseve.
Stilistet shqiptare afirmojne ne kete event punet e tyre, nderkohe qe Shqiperia promovohet ne kete fushe fale transmetimit te ketij aktiviteti ne kanalin e famshem “Fashion TV “. Kete vit eshte edcioni i katert, nderkohe qe organizatorja e tij mban mbi supe me shume se 20 vjet pune dhe eksperience ne industrine e konfeksioneve dhe menaxhimit.
Momentalisht, Diana Cekodhima drejton dhe organizon gjithe aktivitetin e Dhomes Kombetare te Modes, gjithashtu pjese e punes se saj eshte trajnimi i stilisteve dhe projektimi i linjave te prodhimit. Edhe bisedat me mikeshat e saj, Ermiren dhe Ledian rrotullohen rreth punes, pergatitjes se ftesave, rregullimi i dekorit, te ftuarit e javes e ceremonia. Ermiren, Diana e njeh prej 30 vjetesh dhe miqesia e tyre eshte dhume e forte.
“Jane virtytet e saj. Ajo e mban gjalle miqesine tone”, shprehet Ermira. Nena e dy femijeve ka gjetur kohe te jape mesim si pedagoge ne Universitetin Politeknik ne Tirane, ne degen e inxhinierise tekstile. Pjese e nje komuniteti sic jane stilistet qe sfidojne veshtiresite me eksperienca e trajnime jashte kufijve te Shqiperise, Diana nuk harron ambientin ku mesoi se si ta ushtronte profesionin.
E qarte qe ne fillim per ate se cfare duhet te arrije, ne jeten profesionale dhe ate familjare, Diana Cekodhima eshte nga ato raste ku karriera nuk e tjeterson, perkundrazi, e ndihmon te mbledhe sa me shume miq rreth vehtes.
Top Channel