Presidenti amerikan Barack Obama ka uruar sot permes nje mesazhi presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu, si dhe popullin kosovar, me rastin e festes se Bajramit.

“Ne emer te popullit te Amerikes ju shpreh urimet me te mira juve dhe popullit te Kosoves per festen e Kurban Bajramit”, shprehet Obama ne mesazh.

Presidenti amerikan ka rikonfirmuar gjithashtu angazhimin e administrates se tij per te bashkepunuar me Kosoven.

“Une kam shprese se ne mund te punojme se bashku per te arritur liri dhe paqe neper bote. Juve dhe popullit te Kosoves i uroj gjithashtu prosperitet ne vitin e ri”, shton me tej Obama.

Top Channel