Ministri i Jashtem shqiptar, Ilir Meta ka zhvilluar nje takim me kryeministrin kosovar Hashim Thaci, pas te cilit ka deklaruar se Kosova e pavarur eshte nje realitet qe duhet te pranohet nga te gjithe.

Gjate konferences se perbashket per shtyp, Meta ka theksuar gjithashtu se perspektiva evropiane e shtetit te ri eshte dicka e pashmangshme.

“Kosova e pavarur dhe evropiane eshte ne interesin jo vetem te qytetareve te Kosoves, por te te gjithe fqinjeve te saj. Pavaresia eshte nje realitet qe do te ishte mire te njihej nga te gjithe, sepse cdo qendrim tjeter nuk do t’i sherbente Ballkanit”, ka pohuar Meta.

Ndersa kryeministri Thaci, nga ana e tij ka cilesuar si dicka shume pozitive perspektivat evropiane te dy vendeve. “Eshte mjaft inkurajuese kjo perspektive e dy vendeve tona, NATO per Kosoven dhe BE per Shqiperine”, ka pohuar Thaci.

Top Channel