Ne Kosove ka vdekur personi i katert nga virusi i gripit te derrit A/H1N1. Behet fjale per nje 36 vjecar nga Gjilani, i cili nderroi jete diten e sotme.

Lajmin e konfirmojne burime prane Ministria e Shendetesise ne Prishtine, sipas te cilave 36 vjecari vuante edhe nga semundje te tjera.

Nderkohe, edhe pse numri i viktimave dhe te te prekurve rritet dita dites, kontigjenti i vaksinave te ardhura nga Turqia nuk ka hyre ne perdorim.

Kjo, pasi vete punetoret e sektorit shendetesor ngurrojne ta marrin kete vaksine pasi iu druhen efekteve anesore te saj.

Top Channel