Imazhet e para te “Shrek Forever After”

25/11/2009 17:10

“DreamWorks Animation” ka publikuar tek “Usa Today” foton e pare zyrtare te “Shrek Forever After”, pjesa e katert dhe e fundit e aventurave te gogolit Shrek.

Kreu i produksionit te “DreamWorks”, Bill Damaschke ka deklaruar se “gjithcka qe kemi dashur tek filmi i pare i Shkrekut eshte sjelle ne pjesen e katert”.

Per sa i perket asaj qe do te shohim ne kete pjese mund te themi se eshte nje nderthurje mes vellezerve Grimm dhe filmit “Jeta eshte e mrekullueshme”.

Pasi ka shpetuar princeshen, u martua me te dhe beri tre femije, Shrek ndihet shume i zbutur.

Regjisori Mike Mitchell pohon se “gogoli ka humbur hungerimen me te cilen frikesonte banoret e tjere te zones. Tani te gjithe mberrijne tek ai per te firmosur pishtare dhe sfurqe”.

Per te rifituar “mojo”-n e tij, Shreku ben nje marreveshje me Rumpelstiltskin, i shfaqur ne Shrek 2 dhe 3.

Natyrisht gjithcka shkon mbrapsht dhe Shrek duhet te perballet me menyren se si do te ishte jeta ne Far Far Away, nese ai s’do te ekzistonte kurre.

FOTO GALERI
1/2
Kapitulli i fundit i personazhit te animuar

Top Channel