Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se pret qe takimi me homologun grek Papandreu do te kete impulse pozitive.

Gruevski eshte shprehur se nuk pret qe ne takim te zgjidhet menjehere ceshtja e emrit, por ka theksuar se shpreson ne nje bisedim te mire.

“Shpresoj te jete nje bisede e mire ne te cilen te shkembehen mendime per te zgjidhur ceshtje me interes te perbashket”, ka pohuar Gruevski.

Kreu i qeverise maqedonase ka shtuar se kabineti i tij po jep maksimumin per te fituar daten per nisjen e negocimit per anetaresimin ne BE, proces qe Greqia ka kercenuar se do ta bllokoje nese nuk zgjidhet ceshtja e emrit.

Top Channel