Dell: Ndryshimi i koalicioneve, normale
25/11/2009 15:00
Ambasadori amerikan ne Kosove, Christopher Dell ka deklaruar se ndryshimet e koalicionit qeverises jane pjese normale ne nje demokraci.
“Kjo eshte krejtesisht normale dhe pjese e shendetshme e proceseve demokratike. Zhvillimet e fundit jane shenje e vitalitetit te Kosoves”, ka pohuar Dell.
Sipas tij, vetem ne nje regjim totalitar qellon qe koalicionet qeveritare te mbeten te pandryshuara.
“Mendoj se zhvillimet e fundit jane shenje e mire se shteti i ri i Kosoves eshte i shendetshem, i gjalle dhe ky dinamizem vjen nga rezultati i zgjedhjeve lokale”, ka shtuar Dell.
Top Channel