
Kur na ndajne dhe pak ore nga sfida e madhe ne “Camp Nou” mes Barcelones dhe Interit, publikohen disa nga detajet e formacioneve te dy skuadrave.
Ne kampin zikalter, holandezi Sneijder do zbrese ne fushe qe nga minuta e pare. Ai do te pozicionohet pas dyshes sulmuese Milito-Eto’o. Stankovic do te drejtoje mesfushen ku do sakrifikohet Thiago Motta.
Nga ana tjeter, Ibrahimovic do luaje qe nga minuta e pare, ndersa Messi nuk gezon formen optimale, prandaj Guardiola vendosi qe ta aktivzoje nga stoli. Ish sulmuesi katalanas, Samuel Eto’o kerkon t’u tregoje ish drejtuesve te tij se kane gabuar qe vendosen ta shesin. “Nuk kam as nostalgji dhe as keqardhje. Kam dhene shume per Barcelonen.
E kam mbrojtur me zemer ate fanele. Por tani jam tek Interi dhe dua te fitoj. Nese shenoj nuk do festoj per te respektuar tifozet, ndersa Guardiola-s do t’i shtrengoj doren ashtu sic bera ne Milano”, shprehet bomberi kamerunas.
Top Channel