Argjentine, serish dhune ne futboll

24/11/2009 02:30

Me shume se 30 tifoze te plagosur dhe 10 te arrestuar, ky eshte bilanci i ndeshjes se te shtunes ne kampionatin argjentinas, Neell’s Old Boys dhe Rosario Central.

Mediat lokale shkruajne se shkak i ketyre trazirave u bene tifozet e skuadres mike te cilet kerkonin te futeshin ne stadium me bileta false.

Mesohet se policia vendase ka perdorur plumba gome per te shperndare turmen e tifozeve dhe per te vendosur serish rregullin ne ambjentet jashte stadiumit.

Kjo perleshje erdhi menjehere pas trazirave qe ndodhen serish ne kete kampionat ne derbin kryeqytetas Huracan – San Lorenzo. Sfida me ketyre dy rivaleve u shty per me shume se 30 minuta per shkak te perleshjeve mes tifozerive.

Mediat vendase pohojne se edhe nga keto trazira mbeten te plagosur 20 tifoze nderkohe qe te arrestuar ishin 2.

Top Channel