
Pavaresisht se ka nderruar jete ne 25 qershor, Michael Jackson vazhdon te jetoje per boten e muzikes.
Ish mbreti i pop-it ka marre 4 cmime ne American Music Awards gjate spektaklit te zhvilluar ne Los Angeles. Jacko eshte nderuar me cmimet si artisti me i mire ne kategorite pop-rock dhe soul-R&B. Gjithashtu ai eshte nderuar edhe me cmimin per albumin me te mire me “Number Ones”.
E vetmja qe arriti te merrte me shume cmime se Jackson ka qene Taylor Swift, e cilesuar si artistja e vitit. 19 vjecarja e muzikes country-pop eshte nderuar edhe me 4 cmime te tjera nga 6 kandidime. Swift nuk ka qene e pranishme ne ceremoni, por ajo ndodhej ne lidhje direkte satelitore nga Londra ku sot do zhvilloje nje koncert.
“Eshte nje nder shume i madh qe me behet duke qene prane Michael Jackson”, tha kengetarja. Emminem i kandiduar ne 4 kategori eshte kthyer ne shtepi me duart bosh. Nga ana tjeter, Black Eyed Peas dhe Jay-Z kane fituar nga 2 cmime. Green Day jane nderuar edhe me cmimin e grupit me te mire te muzikes alternative.
Top Channel