
Shqiperia ka shtetin me buxhetin me te vogel ne Europe ne rast se krahasohen shpenzimet publike me Prodhimin e Brendshem Bruto, behet e ditur nga statistikat e grumbulluara nga Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim.
Shpenzimet totale te buxhetit te shtetit ne vitin e kaluar qene sa 27.4 per qind e PBB-se, nderkohe qe mesatarja e rajonit te Ballkanit ishte 38.1 per qind e PBB-se.
Kjo statistike tregon dobesine e qeverise ne grumbullimin e taksave, si dhe aftesine e pakte investuese ne sektore te tille si arsimi dhe shendetesia, te cilat konsiderohen si parakusht per zhvillimin e se ardhmes.
Shume shpesh zyrtare te arsimit, te shendetesise apo sektore te tjere ankohen per mungesen e fondeve dhe thone se “Shqiperia ka nivelin me te ulet te shpenzimeve ne kete fushe ne Europe”, por ne fakt, Shqiperia ka nivelin me te ulet te shpenzimeve publike ne gjithcka. Shqiperia nuk ka krahasim ne Europe per kete tregues, ndersa ka “konkurrente” vende si Armenia ne Azine Qendrore.
Sipas vleresimeve te BERZH shpenzimet e qeverise ne vitin 2008, qene 27 per qind te PBB-se, por sipas qeverise shqiptare, shpenzimet qene 32.4 per qind te PBB-se. Shkak per kete mosperputhje eshte fryrja Produktit te Brendshem Bruto dhe te dhenave te buxhetit te shtetit nga qeveria shqiptare.
Top Channel