SHBA, Bieber-mania pushton mendjet e femijeve

23/11/2009 09:50

Idhullli i momentit per te gjithe adoleshentet e mbare botes? Justin Bieber.

Ndoshta ky emer nuk ju kujton asgje por duhet ta mbani mend gjate pasi eshte nje prej talenteve me te medhenj ne boten e muzikes. Nje nga te paktet kengetare te moshes se tij qe ka terhequr kaq shume vemendje. Te shtunen, 3 mije fansa kane ndjekur koncertin e tij ne nje qender tregtare te New York duke shkaktuar kaos pasi ai doli ne skene.

Me pak fjale, Bieber-mania po perhapet me shpejtesi te madhe ne SHBA. Ne Youtube videot e tij ku i bie pianos, kendon me nje ze fantastik, luan ne bateri dhe kitarre e trombe, jane me te klikuarat. Justin Bieber eshte vetem 15 vjec dhe mesa duket karriera e tij ka nisur ne moshen me te pershtatshme.

Ai u shfaq per here te pare ne Stratford te Kanadase ku mori pjese ne nje konkurs muzikor. Idhujt e tij jane Justin Timberlake, Michael Jackson, Stevie Wonder, Chris Brown dhe Usher. Sikur te mos mjaftonin miliona klikime ne Youtube, i riu numeron edhe 1 milione fansa ne Facebook.

Top Channel