
Gazetari italian Roberto Saviano e ka cilesuar si nje ngjarje shume te rende rrahjen e gazetarit Mero Baze nga truprojat e biznesmenit Rezart Taci.
Ne nje bisede telefonike per Top Channel, Saviano eshte shprehur se rrahja e Bazes tregon se ne Shqiperi nuk ka liri te shprehjes.
“Jam ne dijeni per rrahjen e gazetarit ne Shqiperi dhe eshte shume e rende. Shqiperia eshte binjake me Italine. Shqiperia dhe Kosova me teper duken si baza se sa si shtete autonome. Rrahja e gazetarit tregon se edhe ne Shqiperi ka probleme me ata qe flasin per fjalen e lire”, ka deklaruar Saviano.
Shkrimtari i njohur ka folur edhe per krimin e organizuar, te cilin sipas tij per ta kontrastuar duhet te jete vete shoqeria.
“Bashkesia e ndershme e shqiptareve ne Itali ka penguar hyrjen e mafias shqiptare ne vendin tone. Marredheniet mes mafias italiane dhe asaj shqiptare jane konstante dhe kjo e fundit eshte nder me te rrezikshmet”, ka pohuar Saviano.
Me tej, duke komentuar situaten ne Itali, autori i “Gomorra” ka kritikuar ligjin e qeverise Berlusconi per proceset gjyqesore, i cili sipas tij favorizon organizatat kriminale.
“Me kete ligj qe po ben Berlusconi, me proceset e anuluara, eshte dicka shume e rendesishme pasi anulon denimin per procese qe kane te bejne me trafikun e lendeve toksike, baze per ekonomine kriminale”, ka shtuar Saviano.
Top Channel