Rama: Faze e re aksioni, nese Berisha refuzon

23/11/2009 12:55

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi sot se ne rast se kryeministri Sali Berisha refuzon t’i hape rruge hetimit te plote te zgjedhjeve, atehere nis faza e re e aksionit opozitar, ndersa mos hapja e kutive behet nje arsye e mjaftueshme per popullin qe te kerkoje largimin e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme.

Rama theksoi se levizja popullore demokratike eshte shprehje e vullnetit te lire dhe nuk ka te beje me format e degraduara te revoltes qytetare.

“Berisha do te detyrohet te dorezohet para popullit ne rast se nuk do t’i hape kutite per te pare voten dhe per te shpetuar nga zgjedha e zgjedhjeve te deformuara dhe te kontenstuara”, u shpreh Rama.

Kreu socialist falenderoi pjesemarresit per protesten paqesore treditore, ndersa rikujtoi se pas afatit te vendosur, do te nise faza e aksionit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta