QKR gjobit 15 subjekte farmaceutike

23/11/2009 08:35

Ne tregun tone farmaceutik qarkullojne ilace pa pullen e sigurise, nderkohe qe medikamentet transportohen dhe ruhen ne kushte te papershtatshme.

Gjate tre muajve te fundit, ne kryeqytet jane penalizuar disa subjekte farmaceutike, nderkohe qe inspektoret e Qendres se Kontrollit te Barnave kane propozuar edhe heqje te licences per disa farmaci.
“Jane vendosur kater gjoba ne masen 200 mije leke te reja, nderkohe qe jane penalizuar dy subjekte te tjera me shumen 500 mije leke te reja. Kontrollet jane kryer gjate tre muajve te fundit”, deklaroi kreu i Qendres se Kontrollit te Barnave, Besnik Jakaj.

Sipas tij, arsyeja e gjobevenies ishte keqmenaxhimi i transportit dhe ruajtjes se medikamenteve. Nderkohe qe pjesa tjeter eshte kapur duke shitur barna kontrabande, apo sic njihen ndryshe, ilace pa pullen e sigurise.  

Tregtimi i ilaceve pa pulle, higjiena, vendi ku ruhen ilacet dhe tregtohen, apo edhe transporti i tyre, duhet te behet brenda normave te lejuara. Qendra e Kontrollit te Barnave ka propozuar bashke me Ministrine e Shendetesise hartimin e nje projektligji, i cili te garantoje rregulla lehtesuese per subjektet, ne menyre qe transporti dhe ruajtja e ilaceve ne tregun farmaceutik te kryhet ne baze te standardeve te njohura nga vendi i prodhimit te barnave.

Pjese e ketij projektvendimi do te jete edhe pika e cila do te kerkoje qe cdo ilac qe mberrin ne Shqiperi te kete nje flete shoqeruese, e cila te tregoje menyren e ruajtjes se medikamenteve, temperaturen, ndricimin dhe te gjitha kushtet e nevojshme per te garantuar efektivitet ne kohen e perdorimit.
Sipas Qendres se Kontrollit te Barnave, permiresimi i hapesirave ligjore dhe njekohesisht edhe lehtesimi i procedurave per subjektet farmaceutike, lidhur me informimin apo udhezimin e tyre, do te sillte edhe permiresim te qarkullimit dhe tregtimit te ilaceve ne baze te normave dhe standardeve te kerkuara nga shkenca qe “kujdeset” per ilacet, Farmakovigjilenca.
Kreu i Qendres se Kontrollit te Barnave sqaron se konkurrenca e lire ka pasur nje terren me te pershtatshem vitet e fundit per sa i takon sistemit farmaceutik. Heqja e barrierave dhe njekohesisht edhe nxitja e iniciatives se lire, po te bazuara ne rregulla, ka permiresuar gjendjen e tregut. Pacientet kane pasur me shume barna, me shume alternativa zevendesuese dhe cmime me te lira krahasuar me 3-4 vjet me pare.

Te gjitha barnat e regjistruara, te pajisura me pullen e kontrollit, qe qarkullojne ne tregun farmaceutik, u nenshtrohen analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Gjate vitit 2008 jane kryer nje sere analizash, te cilat jane marre nga mostrat per regjistrim, nga lotet e importeve te para te barnave, nga sondazhet periodike ne depot farmaceutike, farmaci dhe agjenci.  

Top Channel