
Gjithnje e me shume, zona e Orikumit po lakohet per konfliktet e vazhdueshme mes banoreve te saj dhe policise.
“Molla e sherrit” eshte bere toka e saj, e cila po lakmohet nga te gjithe, si nga banoret te cilet kane punuar per vite me radhe, duke e shpyllezuar dhe duke e bere te punueshme, po ashtu edhe nga pronare te shumte qe me dokumente te rregullta dhe certifikata pronesie pretendojne pronen, duke dale kunder njeri-tjetrit dhe akuzuar per falsifikim dokumentesh.
Ne keto konflikte, jo pak here jane lakuar emra te politikes, ndersa kohet e fundit jane shtuar pretendentet per pronesine e tokave ne Orikum. Para disa kohesh, familja Sinanaliaj me dokumentacion te rregullt si dhe leje ndertimi, nisi ndertimin e nje kompleksi pallatesh, i cili u be shkak per nisjen e protestave te ish-punetoreve te NB-se se Orikumit.
Pretenduesit e tjere jane nga familja e Blushajve, po dhe keta me pretendimin e dokumenteve te falsifikuara nga Sinanaliajt. Nderkohe dhe ish-punetoret e NB-se se Orikumit pretendojne pronesine e tokes, sepse dhe ashtu i eshte premtuar neper fushata te ndryshme elektorale. Pra situata eshte e tille ne Orikum, ku vetem gjykata eshte ajo qe i jep zgjidhje ceshtjes se perfolur te Orikumit.
Familja Blushi akuzon se prona, e cila u be “molla e sherrit” mes policise dhe ish-punetoreve te NB “Rinia” disa dite me pare, eshte e tyre dhe i eshte marre padrejtesisht dhe me dokumente te falsifikuara nga pronaret qe figurojne sot, madje ata shtojne se dhe prona te cilen sipas pronareve aktuale ia kane shitur Selmanllarit, mund t’i jete dhene si dhurate per kete te fundit per ndihmen e dhene.
Musa Blushi, nje prej pasardhesve te familjes Blushi shprehet per “Shqip” se prona, e cila po perflitet keto kohe, ku jane gjithsej rreth 52000 metra, eshte prona e tyre e trasheguar prej paraardhesve te tyre, gje e cila mund te dokumentohet ne baze te dokumentacioneve arkivore. “Ne kemi dokumente qe tregojne se prona jone ne lindje kufizohet nga lumi i Izvorit, ne veri nga pusi i Basho Matos dhe ne perendim eshte vakefi i Blushajve, i cili ekziston edhe sot e kesaj dite.
Gjithashtu ekzistojne dokumente kufitare te vitit 1946 ne kohen e sekuestrimit, qe tregojne se kjo eshte prona jone”, thote Blushi.
Sipas Musa Blushit, pala tjeter eshte ndihmuar nga nje ish-deputete. Me tej ai rrefen se per vite me radhe Blushajt jane endur neper shkallet e gjyqesorit per te fituar te drejten e tyre, por pala tjeter ka paraqitur dokumente false. Ai shprehet se shteti duhet te marre masa menjehere per te bere vleresime sic duhet te pronave dhe jo te merren nepermjet falsifikimeve.
Ata akuzojne se ndaj tyre po behen presione te ndryshme, sic ishte rasti i arrestimit te Zeqir Blushit, nje prej familjareve Blushi, i cili u arrestua gjate diteve te protestes se banoreve te Orikumit dhe tani ka marre masen e arrestit ne shtepi. “Diten e protestes jam arrestuar perpara tensionimit te situates dhe arrestimi im eshte i qellimshem”, thote ai Zeqiri.
Top Channel