Nelly Furtado: Nuk jam si Madonna

23/11/2009 12:30

Nelly Furtado del kunder Madonna-s dhe deshires se saj per te bere gjithcka ne menyre qe fiziku i saj t’i rezistoje kohes.

Kengetarja kanadeze qe sapo ka mbushur 30 vjec dhe po korr nje sukses te madh me kengen “Manos Al Aire”, shprehet se kur njeriu fillon te plaket, duhet ta prese pozitivisht kete gje.

”Nuk do ta modifikoj trupin tim vetem per te qene ne treg. Ne fund e kam dhe une nje date skadence. Nuk jam aspak e ngjashme me Madonna-n qe kujdeset per veten 24 ore ne dite vetem per te ndaluar rrenimin e fizikut. Me pelqen te qendroj ne kuzhine dhe te ha biskota. Pas turneut isha e shkaterruar dhe m’u desh te kthehesha ne nje rutine te shendetshme. Kam gatuar supe pule per familjen time dhe kam shijuar jeten cdo dite. Gjerat e vogla qe me lumturojne jane vertet te rendesishme per mua”, thekson kengetarja.

Furtado eshte martuar me inxhinierin Demacio Castellon dhe ka nje vajze 6 vjecare te quajtur Nevis nga nje lidhje e meparshme. Tashme ajo ka marre nje pushim 2 vjecar pas promovimit te albumit “Loose”.   

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta