
Analisti Mustafa Nano ka denoncuar ne emisionin “Shqip”, ne Top Channel, “arrogancen” me te cilen pushtetare te caktuar perdorin median dhe pamundesine e kesaj te fundit per te luajtur rolin e saj.
Duke analizuar figuren e kryeministrit italian Silvio Berlusconit ai e ka krahasuar me ate te kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
“Berluskonizmi eshte dukuri me permasa planetare dhe kjo dukuri ka pushtetin financiar, politik dhe mediatik. Por ne kete dukuri eshte edhe karizma e liderit, njeriu qe di te mbizoteroje turmen. Eshte nje dukuri qe i ngjan berishizmit ne Shqiperi. Edhe kur keta te mos jene ne jete, do te ekzistoje fenomeni i berluskonizmit dhe berishizmit”, eshte shprehur Nano.
“Media eshte ne krize ne te gjithe boten. Eshte nje media qe ka harruar pushtetin e vete. Ka shume pushtetare te botes qe ndihen te pamonitorueshem. Ka plasur nje arrogance e madhe e pushtetareve sepse media nuk arrin t’i monitoroje”, shtoi ai.
Top Channel