Mauro: Ngjarja ndaj Baze te mos perseritet

23/11/2009 22:30

Drejtori i se perditshmes italiane “La Repubblica”, Ezio Mauro ka komentuar rastin e ushtrimit te dhunes ndaj gazetarit Mero Baze ne Shqiperi.

Ne nje interviste per Top Channel, Mauro eshte shprehur se, pavaresisht asaj qe ndodhi reporteret duhet te vazhdojne te ushtrojne si duhet profesionin e tyre.

“Uroj te jete nje rast i rralle dhe qe ne Europe te mos kete gazetare qe mund te sulmohen per rolin e tyre. Disa thone se gazetaret e kerkojne vete. Kerkojne qe gazetaret te rrijne te heshtur dhe te mos ngrene koken, por kjo nuk eshte puna jone”, ka deklaruar Mauro.

Ndersa duke komentuar perplasjen e gazetes se tij me Berlusconi-n, Mauro ka nenvizuar se “La Repubblica” e mposhti kryeministrin italian fale peshes se opinionit publik.

“Beteja gazetareske e “La Repubblica” eshte bere edhe ne SHBA dhe vende te tjera te Evropes. Kjo eshte e rendesishme sepse kryeministri ndjeu peshen e opinionit publik dhe ne fund iu desh t’iu pergjigjet 10 pyetjeve”, ka pohuar Mauro.

Sipas tij, veprimet qe kryeministri italian ka ushtruar ndaj mediave ne Itali jane te paprecedent.

“Berlusconi shante gazetaret tane qe i benin pyetje, ftoi sipermarresit te mos benin me publicitet tek gazeta jone. Ne fund ai hodhi ne gjyq 10 pyetjet. I vetmi rast ne bote”, ka nenvizuar Mauro.

Drejtori i se perditshmes prestigjoze te vendit fqinj ka shtuar me tej se Berlusconi u pergjigjet vetem pyetjeve qe bejne “noteret” e tij, sic eshte gazetari i mirenjohur Bruno Vespa.

“Ai zgjodhi te intervistohej tek Bruno Vespa, qe eshte noteri i tij personal. Ai evitoi ballafaqimin me “La Repubblica”. Megjithate, ai i dha pergjigjet me nje limit, duke iu dhene italianeve nje mesazh se nuk mund te jepte te verteten”, ka shtuar Mauro.

Top Channel