Lubonja: Shqiperia, fotokopje negative e Italise

23/11/2009 21:40

Analisti i njohur i shtypit, Fatos Lubonja, duke bere nje krahasim mes Shqiperise dhe Italise, ka deklaruar se shqiptaret kane kopiuar gjerat me negative nga vendi fqinj.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Lubonja eshte shprehur se shoqeria shqiptare duhet te shohe realitetin dhe me pas te beje diferencen.

“Kemi marre nga Italia gjerat me negative, ate qe mund te quhet fenomeni Berlusconi. Por megjithate nuk duhet te nxitohemi dhe te bejme paralelizem mes italise dhe shqiperise, pasi ato qe kemi zhvilluar ne dhe Italia jane te ndryshme. Ne duhet te shohim diferencat dhe realitetet e tjera, pasi keshtu njohim me mire veteveten. Eshte mire te shihet Italia, pasi ne do gjejne shumecka nga vetja jone, ndersa italianet mund te gjejne tek shqiptaret karikaturen e tyre me groteske”, ka pohuar Lubonja.

Ndersa lidhur me zgjedhjen e Berlusconi-t si kryeminister, Lubonja, njohes i mire i politikes italiane, ka nenvizuar se kjo ka ardhur si pasoje e situates post-ideologjike qe ekziston ne Itali.

“Pse italianet e votojne Berlusconi-n? Askush nuk pergjigjet saktesisht. Eshte nje ceshtje se shoqeria italiane gjendet ne nje periudhe post-ideologjike. Ka teza qe thone se italianet kane sensin e te bukures, te cilen ne kete rast e marrin me supercialitet, duke qene se Berlusconi shkon me femra dhe ben jete luksoze”, eshte shprehur Lubonja.

Me tej ai ka shtuar se Italia ka vuajtur edhe nga partia komuniste, e cila sipas tij edhe pse ne opozite ka pasur nje pushtet shume te fuqishem.

“Italia ka pasur nje problem te madh, pasi qeverisej nga nje monopartitizem, pasi kane qene demokristianet dhe socialistet e Kraksit qe benin nje qender te majte dhe qe kane sunduar me nje parti komuniste shume te fuqishme, por qe ishte ne opozite. Kraksi krijoi “tangentopoli”-n. Ai merrte para dhe e ndertoi pushtetin e tij ne kete menyre. Edhe Berlusconi ka qene i afert me Kraksi-n dhe pasi u pasurua me pasuri mafioze hyri ne politike me pushtet ekonomik dhe politik”, ka shtuar Lubonja.

Top Channel