
Autostrada Levan-Vlore, me gjithe ritmet e saj te ngadalta, ka sjelle mjaft probleme per disa fshatra te Rrethit te Fierit.
Banoret e fshatrave Ferras, Pishporo dhe Qarr te Komunes Levan, ankohen se gjurma qe prek kjo autostrade ka shkaktuar deme ne tokat bujqesore, si dhe ne rruget e fshatrave. Ne Ferras dhe Pishporo ankohen se autostrada po u shkakton permbytje, madje dhe deme te medha ne te mbjella. Pervec voneses se shpronesimeve, te cilat nuk u jane njohur dhjetera banoreve, tashme komuniteti i fshatrave ku kalon kjo autostrade duhet te vuaje edhe pasoja te tjera.
Banoret ankohen se punimet e autostrades u kane shkaktuar bllokim dhe demtim te kanaleve kulluese te tokave bujqesore e per pasoje jane regjistruar permbytje te siperfaqeve me toke. “Shirat e ketyre koheve te fundit kane shkaktuar permbytje, per shkak te bllokimit te kanaleve te kullimit te tokave ne te gjithe gjatesine e tyre nga firma qe po kryen punimet.
Ne kemi kerkuar nderhyrje me pastrim te ketyre kanaleve, por as komuna dhe as prefektura nuk kane dhene ndihmen e tyre”, shprehet Shefki Memaj, banor i Ferrasit. Nderkaq, nje tjeter banor, Agim Lazaj, tregon se permbytjet si shkak i kanaleve te bllokuar dhe te mbyllur vetem ne tokat e tij kane shkaktuar nje dem prej me shume se 12 ha.
“Jo vetem tokat, por edhe oborret e shtepive u permbyten si shkak i demeve te punimeve qe kreu firma e autostrades”, thote Laver Banaj, banor. Fermeret ankohen per demtime edhe te te mbjellave. Ata thone se dritherat e mbjelle ne fillim te muajit nentor jane shkaterruar nga permbytja. “Gruri dhe foragjeret qe mbolla ne fillim te nentorit, te gjitha u demtuan nga permbytja qe shkaktohet nga mungesa e kanaleve kullues dhe ujembledhes, te cilet jane demtuar nga firma qe kryen punimet e autostrades”, ka akuzuar Xhevit Bidaj, banor i Pishporos.
Banoret i jane drejtuar tri here perfaqesise se firmes me leter ankesa. Duke pare indiferentizmin e firmes, banoret i jane drejtuar komunes, por as ketu ata nuk kane gjetur zgjidhje.
Top Channel