
Nje larje hesapesh mes shtetasve shqiptare eshte regjistruar ne qytezen e Frozinones, ne Itali. Per pasoje kater persona kane mbetur te plagosur nga te shtenat, tre prej te cileve tek kembet, ndersa njeri ne gjoks.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave policia lokale eshte ne kerkim te nje personi tjeter, qe dyshohet te jete dhe autori i sulmit.
“Far west”-i filloi ne oret e para te mengjesit, ne nje apartament te vogel dhe me pas u spostua ne sheshpushimin e shkalleve. Policia dyshon se behet fjale per nje larje hesapesh per ceshtje kriminale.
Tre te plagosurit, te gjithe shqiptare, jane transportuar ne spitalin e Frozinones, ndersa tjetri, i cili ndodhet ne gjendje kritike, u dergua ne spitalin e Romes.
Karabinieret po punojne per te identifikuar autorin e krimit, nje shtetas shqiptar, i cili i ra ziles se apartamentit ku jetonin 4 shqiptaret e tjere dhe pasi pati nje debat me ta hapi zjarr, per t’u larguar me pas me nje “Mercedes” te zi.
Top Channel