
Ne komisionin parlamenatar te ekonomise ka nisur diskutimi nen per nen i projektbuxhetit 2010. Nje nga pikat me te diskutuara ishte fondi per te perndjekurit, i cili ne projektbuxhet ishte percaktuar si nje fond special dhe i trashegueshem, gje qe u kundershtua nga ish zevendesministri i Financave Sherefedin Shehu.
Sipas tij nuk eshte e nevojshm qe ky fond te jete special dhe i trashegueshem cdo vit, por ne fillim te cdo vit te ri percaktohet fond i ri.
Nderkaq ne Komisionin e Shendetesise, ministri Petrit Vasili kerkoi qe te rritet vlera e fondit te percaktuar per zhvillimin shendetesor paresor nga 100 ne 160 milione leke, duke ulur fondin per zhvillim rajonal.
Nga krahu tjeter ISKSH-se i kerkoi Ministrise se Financave dhe asaj te Shendetesise qe rritja e fondit per kete institucion te shkoje deri ne 10 %, nga 7 % te percaktuara, pasi me shtimin e numrit te njerezve ne skemen e sigurimeve, po shtohet edhe numri i atyre qe perfitojne sherbim shendetesor pa pagese, duke rritur keshtu kostot qe mbulon ky institucion.
Top Channel