Basha: Makina e para per policet

23/11/2009 15:35

Shperblimet per oret shtese te policise jane parashikuar serish ne buxhetin e shtetit per vitin 2010.

Edhe blerja e automjeteve policore, qe jane pothuajse te amortizuara do te nise nga dhjetori i ketij viti eshte perfshire ne buxhet, njesoj si nje vit me pare.

Por per vitin 2009, sindikata e policise reagoi disa here me radhe per mos shperndarjen e ketyre fondeve edhe kur jemi ne muajin e 11-te te vitit.

Gjithsesi ministri Basha ka premtuar se per vitin 2010 kjo situate do te permiresohet.

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes ka nje buxhet te percaktuar per shkak te anetaresimit te vendit ne NATO, me 2 perqind te GDP, ministri Imami tha se ushtareve profesioniste u duhet rritur paga, pasi me e larta eshte 28 mije leke.

Paga me e mire me veshtire pa nje rritje substanciale te pagave nuk do te jete e mundur kruerjae  nje reforme te plote dhe serioze

Ndersa SHISH ka perfituar nje rritje te lehte ne fonde me 40 milione leke me shume nga viti i kaluar.

Top Channel