“Gerdeci” deshmojne ministrat

23/11/2009 16:30

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-ministri i Drejtesise Aldo Bumci, ish ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj do te deshmojne ne procesin penal ndaj 29 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit. (UPDATE)

Gjykata e Tiranes ka pranuar keshtu kerkesen e avokateve mbrojtes te cilet nje jave me pare ju drejtuan gjykates me apelit te mos anashkalonte keta ish zyrtare, me i rendesishmi ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Por ndersa pranoi kerkesen per deshmitaret, gjykatesi Ridvan Hado refuzoi kerkesat e tjera te avokateve per riberje te akt-ekspertimit ekonomiko financiar dhe tekniko ushtarak.

Deshmitarja e pare qe vjen ne seancen e ardhshme per te folur do te jete nje nga te demtuarat me aktive gjate ketyre muajve qe shpesh eshte paraqitur ne prokurori me kerkesen per rihapjen e hetimeve ndaj Mediut.

Zamira Durda, e cila ka humbur femijen e vet 7-vjecar do te flase para togave te zeza per cfare di ajo mbi repartin e demontimit te municioneve ne fshatin Gerdec. Nderkohe qe jane ne liste per te deshmuar rreth 300 te tjere mes te cileve edhe amerikani Patrik Henri.

Top Channel