
Perhapja e shpejte e gripit te derrave ka vene ne alarm autoritetet shendetesore. Instituti i shendetit publik raporton se 60 % e te semureve me infulenca respiratore jane mbartes edhe te virusit A/H1N1 dhe 40 % jane te prekur nga gripi stinor.
“Sot numri i te prekurve eshte 169 raste te konfirmuara po kemi 409 raste te konfirmuara me influencen stinore”, u shpreh drejtori i politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero.
Sipas tij, gjate kesaj jave numri i vizitave ne spitalet dhe poliklinika eshte shume i larte.
Ne shume cerdhe, kopshte dhe shkolla eshte vene re nje rritje e numrit femijeve qe nuk paraqiten, si pasoje e prekjes nga viruset e gripit stinor dhe te derrave. Mjeket keshillojne qe ne keto institucione te ruhet nje higjiene maksimale dhe femijet te konsumojne sa me shume fruta dhe perime. Por ky eshte vetem fillimi. Specialistet parashikojne se virusi A/ H1N1, por edhe ai stinor, pritet te arrijne pikun ne muajin shkurt.
Top Channel