Tatimet, 50 milion dollare gjoba karburanteve

22/11/2009 15:15

Tatimet kane nisur ditet e fundit nje aksion te paprecedente ne tregun e karburanteve, i cili dyshohet per evazion fiskal.

Ne baze te nje urdheri te leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Bizneseve VIP, per rillogaritjen e detyrimeve te kompanive te karburanteve qe nga korriku i vitit te kaluar, tatimet kane vendosur vetem ne dhjete dite mbi 50 milione dollare gjoba dhe detyrime shtese per shoqerite e tregitmit te karburanteve.

Burime nga Drejtoria e Tatimeve thone per Top Channel se shoqerite e karburanteve kane deklaruar cmime me te uleta shitje nga ato realet, te cilat kane dale pas nje investigimi te hollesishem te tregut, qe nga gjysma e dyte e vitit te kaluar.

Por tregtaret e karburanteve akuzojne tatimet se po mbledhin taksat ne menyre abuzive dhe me force, duke vendosur cmime reference, per te mbuluar mosrealizimet e tyre dhe per te permiresuar gjendjen e financave te drobitura publike.

Me gjoba jane ndeshkuar pothuajse te gjithe shoqerite e tregtimit te karburanteve ne vend, perfshire edhe edhe ato me te njohurat ne treg. Madje disave prej tyre, tatimet u kane bllokuar pa afat dhe disa pika me pakice nen argumentin se nuk kane plotesuar ne kohe detyrimin ligjore, per t’u pajisur me kasat fiskale, te cilat do te regjistrojne elektronikisht cdo shitje qe ato bejne.

Tregu i karburanteve ka qene gjithmone nen shenjestren e Ministrise se Financave, si nje treg me dyshime te forta per evazion fiskal. Por kjo eshte hera e pare kur  shoqerite e tregtimit te naftes ndeshkohen me gjoba masive, te cilat deri tani jane sa 25 per qind e totalit te te ardhurave qe i mungojne buxhetit nga mosrealizimet per nente muajt e pare te vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA