Superliga, Tirana bie ne Lac

22/11/2009 16:45

Pas disa javeve paraqitje te mira dhe me fitore, skuadra e Tiranes, bie ne Lac. Bardheblute jane mposhtur nga lacianet me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetem i takimi u shenua ne minuten e 45 prej Osmanit. Me nisjen e pjeses se dyte megjithe perpjekjet e kampioneve ne fuqi rezultati mbeti i pandryshueshem.

Pas kesaj ndeshjeje Tirana humbet mundesine per te zene vendin e dyte ne renditje duke perfituar nga hapi fals i Beses ne Durres. Kavajasit u gjenden ne disavantazh vetem 4 minuta nga nisja e fraksionit te dyte te ndeshjes kur kapiteni durrsak, Vangjel Mile shenoi gol per Teuten.

Reagimi i verdhezinjeve ka ardhur pas 14 minutash, kur Dragusha godet bukur me koke duke barazuar rezultatin. Ne minutat e mbetura megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshon.

Pas dy ndeshjeve te luajtura diten e sotme Dinamo thellon diferencen me vendin e dyte qe mbahet prej Beses me 10 pike. Nderkohe qe Tirana mbetet ne vendin e 3 me 17 pike po aq sa Apollonia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA