“Shoqata e Bregdetit” kercenon qeverine me protesta

22/11/2009 14:25

Dhjetra pronare te tokave ne bregdet kane kerkuar nga qeveria shqiptare qe te hiqet ligji 7501, i cili prej me shume se 17 vitesh nuk po gjen zbatim.

Mbi 60 perfaqesues nga “Shoqata e bregedetit” kerkuan qe qeveria t’u ktheje token pronareve te vertete, ne te kundert do te bllokohet rruga kryesore ne Borsh dhe do te nisin protesta te pershkallezuara.

”Jemi mbledhur ketu per te arritur te percjellim zerin tone ne qeveri. Kjo nuk do te thote qe jemi kunder ligjeve te shtetit shqiptar, por natyrisht duhet qe tashme toka te kthehet tek ai qe i takon, pra pronari i ligjshem. Borshi, ashtu si zona nga Palase ne Nivice eshte nje zone turistike dhe si e tille, shume here ka ngjallur interes, por tashme pas 17 apo 20 vitesh duhet te zbatohet ligji i vertete, ai i kthimit te tokes tek pronari”, tha ne emer te shoqates, Neptun Bajko.

Banoret e zonave te bregdetit kane shtuar se, me ndarjen e tokes te bere ne baze te ligjit 7501, kane perfituar persona dhe familje qe nuk u takon toka ne zonen e bregdetit. Ne nje raport te BE-se per Shqiperine, nder te tjera thuhet se ka mjaft mangesi ne zbatimin e ligjit per pronesine, kryesisht ne zonat turistike. “Shoqata bregdeti”, ne emer edhe te pronareve te zonave turistike do te ndjeke te gjithe procedurat ligjore, por nese qeveria do te heshte ata do te nisin protestat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA