Seria A, Milan show ne San Siro

22/11/2009 19:00

Pas humbjes se Fiorentines ndaj Parmes mbremjen e djeshme dhe pas fitores se Interit ndaj Bolonjes luhen ndeshjet e tjera te Serise A, ku spikat ndeshja e luajtur ne San Siro mes Milanit dhe Kaljarit plot gola dhe spektakel.

Milan e ka nisur vrullshem takimin duke shenuar qe ne minuten e 6 me hollandezin Klarens Sedorf. Por vetem 3 minuta me vone nje gol i Matrit barazpeshon rezultatin. Por sardet nuk mjaftohen me barazimin. Ne minuten e 30 Lazari mposht per here te dyte Diden duke shtangur San Siron.

Milan kunderpergjigjet 8 minuta pas golit te miqeve, Borrielo shenon duke cuar rezultatin 2-2. Vetem 2 minuta me vone, pas nje asisti te marre prej Ronaldinjos, Pato shenon edhe golin e trete duke permbysur gjithcka dhe duke shkuar ne dhomat e zhveshjes me 1 gol avantazh.

Pjesa e dyte po ashtu si e para  nisi me te dyja skuadrat ne kerkim te golit, te cilin do ta gjej serish Milan. Kete radhe Ronaldinjo nuk sherben, por shenon golin e katert per skuadren e tij. Ne minuten e 69 Nene rihap serish ndeshjen duke shkurtuar rezulatin ne 4-3. Megjithe perpjekjet dhe rastet ne portat respektive rezultati ne minutat ne vazhdim nuk ndryshon, Milan fiton 4-3.

Ne ndeshjet e tjera, Xhenoa gabon serish ne transferte kur u mund nga Livorno me rezultatin 2-1. Palermo barazon 1 me 1 me Katanian ne derbin Sicilian. Roma pas paraqitjes se mire ndaj Interit ne San Siro javen e shkuar, ka marre nje trepikesh me mjaft vlera perballe Barit. Kryeqytetasit fituan 3-1. Mbyllet ne paqe pa gola ndeshja Napoli-Lacio. Sampdoria mund me rezultatin e ngushte 2-1 Kievon, megjithese kjo e fundit luajti per me shume se 45 minuta me 10 lojtare pas largimit me 2 kartona te verdhe te Lucianos, ndersa Siena humbet ne fushen e saj ndaj Atalantes me rezultatin 2-0.

Java e 13 e Serisa A mbyllet me takimin e mbremjes Juventus-Udineze. Bardhezinjte e Torinos kerkojne fitoren per te mbajtur te njejtin hap me Interin kryesues si dhe per t’i rimarre vendin e dyte Milanit, qe pas fitores se sotme ndodhet ne kuoten e 25 pikeve, nje me shume se skuadra e Ferraras.

Top Channel