Vllaznia, me Gramozin per kthesen

21/11/2009 08:20

Vllaznia kerkon te dale nga kriza e rezultateve dhe eshte e detyruar qe te marre tri piket sot kunder Gramozit.

Pauza dyjavore e kampionatit u ka sherbyer shkodraneve qe te pergatiten me se miri per nje ndeshje ku fitorja eshte rezultati i vetem qe pranohet. Ne kete menyre, skuadra e Roland Lucit do te largohet nga vendi i fundit ne klasifikim. Kuqeblute nuk kane fituar ne tri ndeshjet e fundit dhe debutuesit nga Erseka jane ndoshta kundershtari me i lehte per te synuar kthesen.

Gjithsesi, drejtuesi i stolit shkodran nuk kerkon nenvleresim: “Vete pozicioni qe kemi ne renditje nuk na e lejon luksin e nenvleresimit te kundershtarit, edhe pse ai quhet Gramozi, tha Luci. Nuk ka kundershtar te lehte, edhe pse duhet te theksoj se ne sfida me skuadra si Tirana apo ndonje tjeter, futbollistet nuk kane nevoje per motivim. Por, ne situaten aktuale jam i sigurt se lojtaret do te kerkojne maksimumin ne shtepi. Kerkojme vetem fitoren: ky do te jete edhe objektivi per takimet ne fushe kundershtare”.

Gramozi ka nje “arme” me shume per kete perballje, duke qene se tekniku Agim Canaj e njeh mire kontingjentin aktual te Vllaznise. Nje fakt deri diku shqetesues per trajnerin kuqeblu: “Prezenca e Canajt te Gramozi mund te shihet si nje plus per kundershtaret. Vetem pak kohe me pare, ai ka punuar te Vllaznia dhe i njeh mire pikat e dobeta te skuadres, por ne nuk do t’i diskutojme tri piket”. Dueli me i forte i se shtunes pritet te jete ai ndermjet Dinamos kryesuese dhe Apolonise se vendit te trete, ku ne radhet e fierakeve do te debutoje Hasan Lika.

Pavaresisht diferences ne klasifikim, Shkelqim Muca kerkon qe blute te mos shfaqen euforike: “Futbollistet e mi e kane te qarte se nuk ka vend per eufori: Dinamo eshte me kembe ne toke dhe e ka vleresuar maksimalisht kete ndeshje. Synojme t’i mbyllim me sukses ndeshjet e fazes se pare (kryeqytetasit ende nuk kane pesuar humbje ne kete sezon)”. Ne Peqin, Shkumbini dhe Skenderbeu do te kerkojne t’i largohen “zones se ftohte”, ndersa Flamurtari synon te arrije ne Kruje tri piket pas kater takimeve pa fitore. Nje mision i veshtire, duke qene se Kastrioti vjen nga triumfi dramatik ne fushen e Apolonise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA