
Dinamo ka regjistruar nje tjeter fitore ne kryeqytet duke mundur 3-2 Apollonine ne javen e 11-te, qe eshte edhe e fundit per fazen e pare te Superliges.
Qe ne minuten e ‘20 te takimit dinamovidet kaluan ne avantazh me Sefen, i cili vazhdon te jete macja e zeze per fieraket.
Me kete avantazh ata mbyllen pjesen e pare, nderkohe qe ne dyten loja ka qene me e barazpeshuar. Capa pas rreth 10 minutave loje la ne vend portierin Kotorri duke shenuar nga nje distance prej rreth 30 metrash.
Nje rezultat qe u duk se do te mbetej i tille deri ne perfundimin e takimit. Por ishte minuta e ‘81 kur Bakaja ndaloi me dore nje top, “ala Henry” dhe e futi ne zone per Diop qe nuk mund te gabonte nga ajo distance.
Nje gol i dyshimte, shume i kontestuar nga fieraket dhe nga trajneri Lika, por qe gjithesesi per gjyqtarin kryesor ishte i rregullt.
Ishte ky episod qe ndryshoi gjithcka ne lojen e Apollonise, e cila shume shpejt pesoi edhe golin e trete po nga Sefa.
Ne mbyllje te takimit skuadra mike reagoi me Haxhibulic, i cili shenoi golin e dyte, i cili gjithesesi nuk ishte i mjaftueshem.
Top Channel