Mukaj: Bardheblute penalizohen ne Kombetare

21/11/2009 08:30

Kapiteni i Tiranes, Devis Mukaj, ka hapur polemiken e radhes me Kombetaren.

Pas akuzave, verejtjeve dhe zhgenjimeve te shprehura nga shume aktore te futbollit, “korit” i bashkohet edhe ikona bardheblu. Mukaj, i cili nuk luan prej tri vitesh ne Kombetare (paraqitja e fundit me 11 tetor 2006 ne “Amsterdam Arena”, ne humbjen 2-1 me Holanden), po mendon te heqe dore prej fanelles kuqezi.

Nder te tjera, 32-vjecari nuk ka ngurruar te thote edhe se lojtaret e 24 here kampioneve jane te persekutuar ne perfaqesuese. “Po mendoj te heq dore nga shpresa per te riveshur fanellen e Kombetares. Ka kaluar nje kohe e gjate prej aktivizimit tim te fundit”, tha ai.

“Problemi qendron se lojtaret e Tiranes jane te persekutuar kur vjen fjala te perfaqesojne Shqiperine: shikoni Devollin, edhe pse eshte nje prej mesfushoreve me te mire ne qarkullim ne Superiore, askush nuk i ben ftese, ndersa Sefa dhe Lila qe jane pjese e kontingjentit meritojne me shume minuta ne dispozicion nga trajneri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA