Ne Kosove eshte regjistruar rasti i dyte i vdekjes se nje personi nga virusi i gripit te derrit A/H1N1.

Lajmin e ka konfirmuar per mediat kosovare zedhenesi i Ministrise se Shendetesise, Faik Hoti.

Sipas Hotit, viktima eshte nje vajze 25 vjecare nga komuna e Gjakoves, e cila prej disa ditesh ishte shtruar ne Kliniken Infektive ne Prishtine.

Nderkohe, pritet qe sot pasdite ne Kosove te mberrijne 5 mije vaksinat e para kunder gripit, te cilat jane dhuruar nga Turqia.

Numri i konfirmuar i personave te infektuar nga gripi i derrit ne shtetin e ri eshte 80.

Top Channel