Federata Franceze: Na vjen keq por vendosi arbitri

21/11/2009 10:10

Federata Franceze e Futbollit ka reaguar per here te pare qe pas ndeshjes te shumeperfolur kunder Irlandes ku Henry dha asistin e golit pasi e ndaloi topin me dore.

“Edhe pse e kuptojme shume mire merzitjen e lojtareve, stafit dhe tifozeve irlandeze, federata nuk e ka mohuar asnjehere gabimin e arbitrit qe i lejoi Frances te barazonte. Por gjate ndeshjeve vendimet merren nga arbitri dhe jane perfundimtare. Prandaj rezultati i ndeshjes nuk mund te ndryshohet dhe nuk do kete asnje perseritje”, thuhet ne komnikaten zyrtare qe pason ate te FIFA-s, e cila konfirmoi te njejten gje.

Ne fund te kesaj deklarate, FFF shton se vendimi i FIFA-s duhet respektuar nga te gjitha palet.

Top Channel