Beqaj: Familja, me e rendesishmja

21/11/2009 08:10

Arjan Beqaj pervec faktit te qenet nje nder futbollistet e njohur ne Kosove, Shqiperi dhe ne Qipro, eshte edhe nje familjar shume i mire.

Jeta e tij brenda dhe jashte futbollit eshte e lidhur ngushte me bashkeshortet e tij dhe dy femijet, te cilet i konsideron si nje nga gjerat me te rendesishme per te.

“Familja ka qene gjithmone nje mbeshtetje e madhe per mua, rrefehet portieri i Anorthosis Farmagusta. Eshte gjeja me e rendesishme qe kam ne jete. Pas 6 viteve ne radhet e Ofit te Kretes, eshte e natyrshme qe dikush te dashurohet me nje vajze vendase. Bashkeshorten e quajne Meri. Jemi njohur ne ate kohe, kemi dy kalamaj, vajzen e quajne Lina dhe djalin qe quhet Hektor. Goca eshte 4 vjec e gjysme dhe cuni 2 vjec e gjysme. Familja eshte e pakrahasueshme me asgje tjeter”.

I lindur ne Prizren, si shume kosovare te tjere, per te realizuar endrren e tij te impenjimit ne futbollin profesionist, ai iu drejtua shtetit ame ne vitin 1994, ku u aktivizua ne radhet e Partizanit per tre sezone. Tashme eshte i dyzuar ne zgjedhjen e tij per te bere tifo mes skuadres se qytetit te vendlindjes, Liria, dhe Partizanit.

“Ekipi i zemres time ne Kosove eshte Liria, ndersa Shqiperi, Partizani. Me Partizanin kam luajtur per 2 vjet e gjysme ne Shqiperi, eshte ekipi i preferuar i imi ne kampionatin shqiptar. Me vjen keq qe ne kete sezon luan ne Kategorine e Pare”, thote ne mbyllje Beqaj.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA